back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaSport‘Çmendet’ interneti, pas reagimit të Vedat Muriqit ndaj Barcelonës – “Ti je...

‘Çmendet’ interneti, pas reagimit të Vedat Muriqit ndaj Barcelonës – “Ti je legjendë” i thonë tifozët

Të ngjajshme

Stresi dërgoi 15 mijë vota për këtë banor të BBVK-së

Te premten, banori dhe këngëtari i njohur Kushtrim Kelani...

Interi do t’i ofrojë kontratë të re Chivus

Raportimet në Itali thonë se Interi ka vendosur tashmë...

“Pingpongu” institucional në Mal të Zi ngadalëson rrugën evropiane

“Pingpongu” politik i kthimit të ligjeve mes presidentit të...

Vedat Muriqi ka qenë në vëmendjen e mediave spanjolle gjatë këtyre ditëve, para përballjes me Barcelonën, por jo vetëm.

Edhe klubi katalunas i ka kushtuar vëmendje të veçantë sulmuesit të kombëtares së Kosovës.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick e cilësoi Vedat Muriqin si rrezikun kryesor nga Mallorca, dhe e përgëzoi për një sezon fantastik.

Vedat Muriqi është një futbollist shumë i dashur, jo vetëm nga tifozët e tij, por edhe nga tifozët e klubeve të tjera të La Ligës.

Futbollisti kosovar u lavdërua nga tifozë të të gjitha skuadrave për reagimin e tij, këtë herë ndaj një postimi të Barcelonës për Robert Lewandowskin, ku ai ishte përmendur.

Llogaria zyrtare e Barcelonës publikoi një foto të sulmuesit polak me mbishkrimin “Lewy vs. Muriqi”, ndërsa lojtari i Mallorcas nuk hezitoi të reagojë: “Ka pak sulmues që mund të konkurrojnë me Lewy… dhe unë nuk jam një prej tyre, por faleminderit”.

Siç pritej, mesazhi i kosovarit solli një lumë lavdërimesh dhe vlerësimesh.

“Je një legjendë e LaLigës”, “Dëgjo, pirat, do të flas hapur dhe drejtpërdrejt (jam tifoz i Atléticos). Futbolli bëhet i madh nga njerëz si ti. Le të të mbetet kjo. Sepse është zemër, shpirt, pasion, fisnikëri, përkushtim, ndershmëri… Je një nga më të mëdhenjtë e La Ligës”, ishin disa prej tyre.

Vedat Muriqi ka shënuar 15 gola në 22 ndeshje të La Ligës këtë edicion. Ndeshja Barcelona – Mallorca luhet sot, e shtunë, me fillim nga ora 16:15./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz