BallinaLajmeDodik në SHBA, senatorja Shaheen kërkon t’i kthehen sanksionet: Administrata Trump të...

Dodik në SHBA, senatorja Shaheen kërkon t’i kthehen sanksionet: Administrata Trump të ndihet e turpëruar

Të ngjajshme

Gjermania fiton miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës

Gjermania ka fituar miqësoren spektakolare ndaj Zvicrës. Në stadiumin ”St....

Hoti kërkon tërheqjen e materialeve për masakrat: Faktet janë gabim, cenojnë të vërtetën historike

Ministri për Punë, Familje dhe Vlera të Luftës Çlirimtare,Andin...

Leon Thomas dhe rruga drejt majës së R&B

Ylli në ngjitje i R&B, Leon Thomas, po jeton...

“Hajni ndër vite”, Sejdiu flet për problemin e njehsorëve të KEDS-it

Çështja e njehsorëve të energjisë elektrike, e cila ditëve...

Senatorja demokrate, Jeanne Shaheen, ka bërë thirrje për rivendosjen e sanksioneve ndaj ish-presidentit nacionalist të Republikës Srpska, Milorad Dodik.

Ajo tha se Administrata Trump duhet të ndihet e turpëruar nga vendimi i saj për ta hequr liderin e Republikës Srpska, Milorad Dodik, nga sanksionet amerikane në tetorin e kaluar.

“Z. Dodik ka përdorur retorikë separatiste dhe ka minuar integritetin e Marrëveshjes së Paqes së Dejtonit, gjë që bie ndesh drejtpërdrejt me arsyetimin e administratës për ta hequr Dodikun dhe bashkëpunëtorët e tij nga lista e sanksioneve në fund të vitit të kaluar”, ka thënë ajo.

Dodik aktualisht po qëndron në SHBA ku kanë shkuar edhe figura të tjera politike për Lutjet e Mëngjesit. Dodik dje njoftoi për një takim me zëdhënësen për media të presidentit amerikan, Donald Trump, Karoline Leavitt.

Qëndrimin e tij në SHBA e ka kritikuar Shaheen.

“Vizita e z. Dodik në Uashington e ka bërë plotësisht të qartë se ai nuk është i interesuar t’i vërë interesat e të gjithë qytetarëve të Bosnjës përpara interesave të tij politike. Administrata Trump duhet të veprojë me shpejtësi për të rivendosur sanksionet ndaj z. Dodik, në përputhje me sanksionet e detyrueshme që unë sigurova në Aktin më të fundit të Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare”, ka shkruar ajo./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz