BallinaLajmeÇanak nuk e sheh të mundur një skenar lufte në Kosovë: Serbia...

Çanak nuk e sheh të mundur një skenar lufte në Kosovë: Serbia s’ka potencial për diçka të tillë

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Ekspozita për masakrat, Maliqi: Gashi është sharlatan, të mos merret zhag me vete edhe Kandiqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, duke reaguar lidhur...

Politikani serb Nenad Çanak ka analizuar situatën politike në Serbi dhe ndikimin e saj në Kosovë. Ai vlerësoi se tensionet aktuale dhe gjendja e brendshme në Serbi e bëjnë të pamundur një konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës.

Çanak theksoi gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e presionit ndërkombëtar në shmangien e përplasjeve. Sipas tij, administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian insistojnë në pranimin e realitetit që Kosova është shtet sovran, me të njëjtat të drejta si çdo shtet tjetër në rajon dhe në botë.

“Nuk shoh se skenari për luftë mes Serbisë dhe Kosovës është i mundur, sepse Serbia nuk ka potencialin për të qenë e angazhuar në mënyrë aktive”, tha zoti Çanak.

Ai shtoi se pushteti në Serbi është thellësisht i korruptuar dhe shumë vendime qeveritare diktohen nga rrjeti i inteligjencës ruse.

“Ka disa njerëz në qeveri si Aleksandër Vulin apo Nikola Popovi që janë spiun të Kremlinit brenda qeverisë serbe. Por në këtë moment, për shkak të tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes, nuk do të ketë luftë në këndvështrimin tim, edhe pse provokimet janë më se të mundshme”, shtoi ai.

Në lidhje me raportimet për një rezolutë të mundshme të SHBA-së për mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke, Çanak tha se zoti Dushan Janjiç është një burim shumë i mirëinformuar dhe konsideron serioze atë që ka deklaruar. /euronewsal

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz