back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeMinistritë me inspektim të përbashkët për kimikatet: Masa të ashpra ndaj keqpërdorimeve...

Ministritë me inspektim të përbashkët për kimikatet: Masa të ashpra ndaj keqpërdorimeve dhe substancave të ndaluara

Të ngjajshme

Hoxhaj i bën thirrje Kongresit Amerikan: Kosova duhet të anëtarësohet në NATO në 2026

Nga Kongresi Amerikan, ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver...

Hoxhaj në Uashington: Ballkani është në dilemë sigurie, Kosova në NATO është zgjidhja

Nga Kongresi Amerikan, ish-ministri i jashtëm i Kosovës,Enver Hoxhaj...

Apeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash në Prizren

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore...

Stresi i nënës dhe rreziku për autizëm te fëmijët

Një studim i madh shkencor sugjeron se nënat që...

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural si dhe Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, kanë nisur një inspektim të përbashkët lidhur me importimin, tregtimin dhe përdorimin e kimikateve, biocideve dhe pesticideve.

Sipas MMPHI-së, ky veprim ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik, sigurinë ushqimore, mirëqenien e kafshëve dhe ruajtjen e mjedisit.

Ministria e Bujqësisë ka konstatuar se disa operatorë ekonomikë kanë keqpërdorur sistemin e regjistrimit, duke paraqitur pesticide si biocide, përfshirë edhe substanca të ndaluara nga direktivat ndërkombëtare.

Për këtë arsye, institucionet kanë ndërmarrë masa konkrete dhe të pakthyeshme, në përputhje me standardet evropiane.

Deri më tani, është inicuar auditimi i brendshëm për mbi 100 lëndë; është ndaluar importi, shpërndarja dhe përdorimi i substancave të rrezikshme; janë forcuar inspektimet në terren; janë ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj çdo shkelësi, pa dallim; është rritur koordinimi ndërinstitucional për zbatim të plotë të ligjit; janë krijuar grupe punuese për hartimin e akteve dhe rregulloreve të reja; janë shfuqizuar vendime për leje importi që kanë qenë në kundërshtim me ligjin, si dhe është konfiskuar një sasi e konsiderueshme e kimikateve, duke pamundësuar daljen e tyre në treg.

MMPHI-ja ka theksuar se qeveria ndjek një politikë me zero tolerancë ndaj çdo veprimi që rrezikon shëndetin e qytetarëve dhe mjedisin.

“Jeta dhe shëndeti publik janë mbi çdo interes tjetër. Prandaj, ftojmë institucionet e rendit dhe drejtësisë që të veprojnë me prioritet dhe seriozitet të plotë. Institucionet tona janë të gatshme për bashkëpunim të plotë, në mënyrë që ligji të zbatohet pa përjashtime dhe pa ndikime.

Mesazhi është i qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe asnjë praktikë që rrezikon njerëzit, kafshët apo mjedisin nuk do të tolerohet” thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz