back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeAksion masiv i Policisë maqedonase, sekuestrohen 27 tonë marijuanë, bastisje në Shkup...

Aksion masiv i Policisë maqedonase, sekuestrohen 27 tonë marijuanë, bastisje në Shkup e Strumicë

Të ngjajshme

Sergio Ramos i është vetëofruar gjigantit evropian

Sipas “Radio MARCA”, Sergio Ramos i ka ofruar shërbimet...

Kuçi e PSD-së: Çdo ditë e më pak kemi kontroll në veri

Ish-kandidatja për kryetare të Komunës së Deçanit nga radhët...

Jozyrtarisht janë sekuestruar 27 tonë marijuanë në aksionin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit dhe MPB-së në fabrikën për prodhimin e kanabisit mjekësor “Alfafarm”.

“MPB dhe Prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar mbrëmë zhvilluan aksion në hapësirat e fabrikës për prodhimin e kanabisit mjekësor, Alfafarm, jozyrtarisht janë sekuestruar 27 tonë marijuanë”, raporton Alsat.mk.

Në një aksion të policisë dhe Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit në fabrikën për prodhimin e kanabisit mjekësor “Alfafarm” dhe në disa lokacione të tjera në rajonin e Strumicës u sekuestruan jozyrtarisht 27 tonë marijuanë.

Ky aksion pasoi pasi autoritetet në Serbi sekuestruan 5 tonë marihuanë, e cila ishte prodhuar në Maqedoni. Prokuroria dhe Ministria e Brendshme për momentin nuk japin detaje për aksionin.

Për LSDM aksioni është fushatë mediatike me qëllim që pushteti të bëjë defokusim.

“Tani qytetarët shohin fushatë mediatike me sekuestrime të kanabisit dhe përpjekje të pushtetit për të devijuar nga pyetja kryesore: kush lejoi që 5 tonë drogë të kalojë përtej kufirit? Kjo është farsë e madhe dhe nëse bëhet fjalë për kanabis legal atëherë mund të hapet edhe një problem i ri”, thonë nga LSDM.

Kultivimi i kanabisit për qëllime mjekësore u legalizua në vitin 2017. Që atëherë leje për kultivim të kanabisit mjekësor kanë marrë 61 persona juridikë, 43 prej të cilëve janë aktiv.. Janë revokuar 14 leje, ndërsa procedura për revokim është në vazhdim për edhe 4 persona juridikë. /Alsat.mk

Të Fundit

Sport

ShowBiz