BallinaLajmeRama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon demokracia, jo...

Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon demokracia, jo për të bllokuar, por për përgjegjësi

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shprehur mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit që miratuan buxhetin për Prishtinën për këtë vit.

Rama tha se ata dëshmuan lidership politik dhe se me këtë treguan si funksionon demokracia.

“Mirënjohje për asamblistët e Kryeqytetit që sot dëshmuan përgjegjësi publike dhe pjekuri politike, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kryeqytetit. Mirënjohje për qytetarët e Prishtinës, të cilët me votën e tyre kanë zgjedhur përfaqësues që e kuptojnë mandatin si detyrim për shërbim publik, për vendimmarrje të përgjegjshme dhe për ndërtimin e së ardhmes së qytetit. Miratimi i buxhetit të Kryeqytetit është imazhi më i qartë se si funksionon demokracia kur asamblistët janë aty për të ndërtuar e jo për të bllokuar, për të marrë përgjegjësi e jo për të sabotuar. Kjo është diferenca mes politikës të së kaluarës, që e mbante Kryeqytetin peng, dhe qeverisjes që zgjedh të ecë përpara me vizion, guxim dhe vendimmarrje”.

Rama tha “kjo mendësi është themeli i zhvillimit”.

“Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz, investime strategjike dhe projekte që prekin jetën e qytetarëve.  Sot, si Kryeqytet, kemi kënaqësinë dhe përgjegjësinë politike të flasim për zhvillim urban, mirëqenie dhe të ardhme, e jo për sabotime, kriza artificiale dhe interesa të ngushta partiake. Ky buxhet nuk është thjesht një dokument financiar. Është deklaratë politike. Është mesazh i qartë se Prishtina ka zgjedhur qeverisjen demokratike, përgjegjësinë, të ardhmen. Na priftë e mbara”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz