BallinaLajmeRama pasi u votua buxheti i komunës së Prishtinës: Vetëm kur institucionet...

Rama pasi u votua buxheti i komunës së Prishtinës: Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz

Të ngjajshme

Ndeshja Kosovë-Turqi, Gashani takohet me ministrin turk Osman Aşkın Bak

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani ka pritur...

Ndërron jetë e reja nga Malisheva

Ka ndërruar jetë në moshë të re, Fatjona Kryeziu...

Rama ndalon uzurpimin e hapësirave publike: Prishtina rikthen trotuaret për qytetarët

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shpallur një vendim...

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, e ka përshëndetur miratimin e buxhetit të Prishtinës për vitin 2026, duke e cilësuar këtë vendim si dëshmi të funksionimit të demokracisë dhe pjekurisë politike në Asamblenë Komunale.

Ai theksoi se votimi i buxhetit tregon se përfaqësuesit e zgjedhur dinë ta vendosin interesin e qytetarëve mbi kalkulimet partiake, transmeton lajmi.net.

“Miratimi i buxhetit për vitin 2026 është dëshmi se Prishtina di të vendosë interesin qytetar mbi kalkulimet politike,” deklaroi Rama.

Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm për qytetin, pasi i hap rrugë planifikimit më të qëndrueshëm dhe realizimit të projekteve konkrete në shërbim të qytetarëve.

“Ky është një moment përgjegjësie dhe pjekurie institucionale. Kur ka vullnet për bashkëpunim, demokracia funksionon dhe qyteti ecën përpara,” u shpreh ai.

Rama shtoi se buxheti i ri do të mundësojë fokus më të madh në zhvillimin urban, investimet strategjike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në Kryeqytet.

“Buxheti i ri na jep mundësinë të fokusohemi në zhvillim urban, investime strategjike dhe projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Sot fiton Prishtina, fiton e ardhmja e qytetit tonë,” përfundoi Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili gjendet në ShBA për vizitë dhe nuk ka marr pjesë në seancën e sotshme.

Buxheti u votua me 33 vota për dhe 8 kundër. Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz