back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaSportGjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray”

Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray”

Të ngjajshme

Gjigantët spanjoll përplasen në gjysmëfinale të ‘Copa del Ray”

Janë përcaktuar 2 çiftet e gjysmëfinales së “Copa del Ray”, ku priten përballje të zjarrta mes Atletiko Madrid dhe Barcelonës , si dhe Atletiko Bilbao kundër Real Sociedad.

Shorti për gjysmëfinalet, i mbajtur këtë të premte në Ciudad del Fútbol në Las Rozas, i vuri përballë “blaugranasit” kundër Atletikos dhe përcaktoi që ndeshja e parë do të luhet në Metropolitano javën e ardhshme, me shumë mundësi të mërkurën, më 11 shkurt, raporton Mundo Deportivo.

Dyshja tjetër gjysmëfinale do të përfshijë Atletiko Bilbao dhe Real Sociedad, me ndeshjen e parë në stadiumin e Bilbaos të mërkurën, më 11 shkurt ose të enjten, më 12 shkurt.

Në çerekfinale Barcelona eliminoi Albaceten me rezultat 2-1, Sociedadi e Alaves 3-2, Bilbao e dërgoi në shtëpi Valencian me shifrat 1-2 dhe Atletiko Madridi dhe Betisi 5-0.

Këto do të jenë ndeshjet e para, pasi që gjysmëfinalet e dyta do të zhvillohen mes 3 dhe 4 marsit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz