BallinaLajmeQeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur lirohen, ulet dënimi për...

Qeveria shqiptare miraton Amnistinë Penale: 447 të burgosur lirohen, ulet dënimi për 853 të tjerë

Të ngjajshme

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Mungesa e fibrave lidhet me sëmundjet e zorrëve

Një dietë e varfër në fibra mund të jetë...

Bashkëpunimi Kosovë – SHBA: Kurti takon komandantin shqiptaro-amerikan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim...

Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot Amnistinë Penale pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, duke e depozituar projektligjin në Kuvend për shqyrtim.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, ka njoftuar se nga kjo nismë përfitojnë drejtpërdrejt qindra të dënuar, ku 447 persona do të lirohen menjëherë nga burgu, ndërsa 853 të tjerë do të përfitojnë ulje dënimi.

Mes përfituesve, siç raportojnë mediat shqiptare, ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj.

Po ashtu, është bërë e ditur se do të amnistohen edhe 5077 të dënuar me masa alternative, ndërsa pushohet ndjekja penale për rreth 14 mijë procedime për vepra të lehta.

Lamallari në deklarimin e tij tha se amnistia është një akt human dhe një mundësi e dytë për rehabilitim dhe ri integrim, si dhe një hap konkret për uljen e mbipopullimit në burgje dhe fokusimin e drejtësisë aty ku rreziku shoqëror është real.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz