back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajme“Rryma nuk është luks” – Protestuesit fillojnë të mblidhen para zyrave të...

“Rryma nuk është luks” – Protestuesit fillojnë të mblidhen para zyrave të KEDS

Të ngjajshme

Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatus në Emiratet e Bashkuara Arabe

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit...

Aksident i rëndë në Sllatinë, vetura përfundon jashtë rrugës

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pak më...

Feronikeli ’74 prezanton pesë transferime të reja

Feronikeli ’74, ka prezantuar pesë transferime të reja në...

Myrto Uzuni mund të transferohet në Turqi

Sulmuesi i Kombëtare shqiptare, Myrto Uzuni, mund të lërë...

Qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të KEDS në Prishtinë, për të kundërshtuar njëzëri mundësinë edhe të një tjetër rritje të çmimit të energjisë, raporton Ekonomia Online.

Në pankarta shihet mbishkrimi ku i janë përgjigjur ministres në detyrë të ekonomisë, Artane Rizvanolli, se gjoja po sakrifikojnë, për një energji të sigurt në të ardhmen. “Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, thuhet në një nga pankaratat.

“Nuk sakrifikojmë na për KEDS”, “Rryma nuk është luks”. “ZRRE argatë të KEDS-it”, “Rryma rritet, populli djeget”, janë të tjera pankarta që qytetarët protestues po mbajnë në duar.

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kërkesën e KESCO-s që të bëhet edhe një rritje e çmimit të energjisë prej 21.3 për qind, e kanë cilësuar proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.

Filluan te KEDS, por protestuesit do të marshojnë drejt objektit të Qeverisë, për t’i shpalosur po të njëjta kërkesa, pra atë për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz