BallinaLajme59 raste të reja të trajtuara nga Mbrojtësit e Viktimave brenda një...

59 raste të reja të trajtuara nga Mbrojtësit e Viktimave brenda një jave

Të ngjajshme

90 minuta larg historisë, këto janë formacionet e ndeshjes Kosovë-Turqi

Kosova jonë zhvillon ndeshjen jetike ndaj Turqisë. “Dardanët”, synojnë ta...

Zbulohet formacioni i Kosovës, kjo është 11-shja e Franco Fodës!

Sonte në ora 20:45 zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe...

Publikohen formacionet zyrtare të ndeshjes Kosovë – Turqi

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes së madhe finale...

Abdixhiku: Kjo është historia jonë, nuk dorëzohemi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka ndarë emocionet e...

Misteri i Qefinit të Torinos thellohet

Misteri i Shroud of Turin është bërë edhe më...

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave ka bërë të ditur se gjatë një jave pune, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës kanë trajtuar gjithsej 59 raste të reja, shumica prej të cilave lidhen me dhunën në familje.

Sipas komunikatës, nga këto raste 48 janë të dhunës në familje, 6 raste të tentim-vrasjes, 2 raste të ngacmimit seksual, 1 rast i vrasjes, si dhe 2 raste të shkeljes së Urdhrit Mbrojtës (UM).

“Në kuadër të këtyre rasteve, mbrojtësit e viktimave kanë ndërmarrë veprime të shumta ligjore dhe përfaqësuese në mbrojtje të të drejtave të viktimave,” thuhet në njoftim.

Gjatë kësaj periudhe, janë parashtruar 7 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje (KUM) në gjykatë, 25 kërkesa për Urdhër Mbrojtjeje Emergjente (KUME), si dhe 3 kërkesa për urdhër mbrojtës të përkohshëm emergjent. Po ashtu, janë paraqitur 2 kërkesa për ndërprerje të UM-së dhe 2 kërkesa për ndryshim të UM-së.

Në komunikatë bëhet e ditur se gjykatat kanë aprovuar 30 aktvendime, ndërsa 2 aktvendime janë tërhequr. Po ashtu, është regjistruar 1 kërkesë për kompensim nga Fondi i Viktimave dhe 1 përpilim i parashtresave të ndryshme.

Gjatë javës janë mbajtur gjithsej 86 seanca gjyqësore dhe 12 seanca në prokurori, ndërkohë që mbrojtësit e viktimave kanë ofruar 76 këshilla juridike për palët e përfshira.

“Si rezultat i përfaqësimit ligjor, janë nxjerrë 12 aktgjykime dënuese dhe 2 aktgjykime refuzuese,” theksohet më tej në komunikatë.

Po ashtu, janë realizuar 2 përfaqësime të rasteve në polici, 1 referim i rastit në polici, 6 referime të rasteve në Qendrën për Punë Sociale (QPS), si dhe është dhënë 1 deklaratë mbi dëmin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz