back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeFerizaj: Policia shqipton 326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në...

Ferizaj: Policia shqipton 326 gjoba për përdorim të telefonit gjatë ngasjes në janar

Të ngjajshme

Përplasje VLEN–ZNAM në Qeveri për provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe

Një mospajtim i hapur është shfaqur brenda koalicionit qeveritar...

Klodi e pyet Ludon: Çka e bën një femër të bukur për ty?

Klodi pasi disa pyetje sot për Ludon. Teksa të dy...

Gazetari i FAZ-it s’i ndal goditjet ndaj Vjosa Osmanit, e krahason me Viktor Orban

Gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, po vazhdon kritikat...

Protestuesit thirrje Kurtit: Hajde poshtë, dil para popullit

Qytetarët protestues që po kundërshtojnë rritjen e çmimit të...

Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit vazhdon të mbetet një nga shkaktarët kryesorë të aksidenteve rrugore.

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë muajit janar 2026 janë shqiptuar gjithsej 326 gjoba ndaj shoferëve që kanë përdorur telefonin gjatë ngasjes, duke rrezikuar sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, transmeton lajmi.net.

Autoritetet policore bëjnë apel te të gjithë drejtuesit e automjeteve që të përqendrohen plotësisht në rrugë dhe të shmangin çdo shpërqendrim, pasi edhe një sekondë pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e njerëzve.

Qytetarët mund të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut drejtpërdrejt në stacionin më të afërt të policisë, përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”, në numrat e telefonit kujdestar: 192, 0290/326-250, 0290/322-406

Policia siguron qytetarët se të dhënat e raportuara do të ruhen plotësisht konfidenciale./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz