back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaSport41-vjeçari refuzon të luajë: çfarë po ndodh me Ronaldon në Arabinë Saudite?

41-vjeçari refuzon të luajë: çfarë po ndodh me Ronaldon në Arabinë Saudite?

Të ngjajshme

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka dhënë detaje mbi situatën e Cristiano Ronaldos te Al Nassr, duke konfirmuar se sulmuesi portugez është i pakënaqur me klubin.

41-vjeçari po refuzon të luajë për skuadrën, siç raportoi më parë ESPN, por Romano thekson se nuk duhet të ekzagjerohet dhe të mendohet menjëherë për një largim nga Arabia Saudite.

Sipas Romano, Ronaldo nuk ka probleme fizike apo dëmtime, por ka vendosur të mos marrë pjesë në ndeshje të rëndësishme për shkak të pakënaqësisë me menaxhimin e klubit dhe grupin PIF, që administron disa klube në Arabinë Saudite.

Romano shtoi se për momentin nuk ka arsye për panik dhe çdo sqarim mbi situatën do të bëhet nga vetë Ronaldo ose përfaqësuesit e tij. Megjithatë, pakënaqësia e tij me zhvillimet e fundit në merkato është e qartë.

Nëse Ronaldo vendos të largohet, do të nisë një valë spekulimesh për destinacionin e tij të ardhshëm, përfshirë një rikthim të mundshëm në Evropë. Megjithatë, pak klube mund të përballojnë pagën e tij dhe sfida mbetet e madhe për një lojtar që po afron mbylljen e karrierës së tij legjendare. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz