back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaSportDjimsiti drejt gjysmëfinales, Zhegrova pa ndikim – Atalanta eliminon Juventusin nga Coppa...

Djimsiti drejt gjysmëfinales, Zhegrova pa ndikim – Atalanta eliminon Juventusin nga Coppa Italia

Të ngjajshme

Përplasje e hapur? Saudi Pro League reagon pas protestës së Ronaldos

Saudi Pro League ka publikuar një deklaratë zyrtare në...

Atletiko Madrid përfundon ”stervitjen” me Betisin në Kupën e Spanjës

Atletiko Madrid ka kaluar pa snjë problem në gjysmëfinalen...

Djimsiti drejt gjysmëfinales, Zhegrova pa ndikim – Atalanta eliminon Juventusin nga Coppa Italia

Atalanta ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia,...

Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet për buxhetin e vitit 2026

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të zhvillojë nesër, të...

Atalanta ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia, pasi ka mposhtur bindshëm Juventusin me rezultat 3-0 në çerekfinale.

Skuadra bergamaske e hapi rezultatin në minutën e 27-të, kur Gianluca Scamacca realizoi saktë nga pika e bardhë. Dominimi i Atalantës u konkretizua edhe në pjesën e dytë, me Kamaldeen Sulemana që shënoi në minutën e 77-të, ndërsa Mario Pašalić vulosi fitoren në minutën e 85-të.

Qendërmbrojtësi shqiptar Berat Djimsiti ishte titullar dhe zhvilloi 90 minuta të plota, duke qenë pjesë e një mbrojtjeje solide që neutralizoi plotësisht sulmin bardhezi.

Në anën tjetër, për Juventusin, reprezentuesi i Kosovës Edon Zhegrova u inkuadrua në lojë në minutën e 80-të, por nuk arriti të lërë gjurmë në këtë takim.

Me këtë fitore, Atalanta vazhdon rrugëtimin në Coppa Italia, ndërsa Juventusi eliminohet në mënyrë zhgënjyese nga gara. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz