BallinaLajmeMaqedonci dhe Vengu vizitojnë njësitë kërkim-shpëtimi në operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit...

Maqedonci dhe Vengu vizitojnë njësitë kërkim-shpëtimi në operacionin për gjetjen e 30-vjeçarit në Klos

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Forca e Sigurisë së Kosovës është angazhuar në një operacion kërkim-shpëtimi në zonën e Klosit, në bashkëpunim me autoritetet e Republikës së Shqipërisë, për gjetjen e trupit të një 30-vjeçari të zhdukur.

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka bërë të ditur se sot, së bashku me ministrin e Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu, kanë takuar ushtarakët e njësive të të dyja vendeve, të cilët po vazhdojnë kërkimet në terren, transmeton lajmi.net.

Sipas Maqedoncit, Forca e Sigurisë së Kosovës që nga data 29 janar ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e specializuar të kërkim-shpëtimit, e përbërë nga personel i trajnuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë, në mbështetje të operacionit të përbashkët.

Ai ka theksuar se kërkimet do të vazhdojnë pa ndërprerje dhe se personeli i angazhuar i FSK-së mbetet në krye të detyrës deri në përmbylljen e operacionit.

Postimi i plotë: 
Sot së bashku me ministrin Pirro Vengu takuam ushtarakët e njësive të Republikës së Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët po vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 30-vjeçarit të zhdukur në zonën e Klosit.
Forca e Sigurisë së Kosovës, që nga data 29 janar, ka zbarkuar në zonën e operacionit me njësinë e kërkim-shpëtimit me personel të specializuar për kërkime në ujëra, skanerë dhe dronë nënujorë.
Kërkimet do të vazhdojnë dhe personeli ynë është në krye të detyrës./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz