BallinaLajmeDokument nga SHBA për Kosovën e Serbinë?- Serwer: Do të isha i...

Dokument nga SHBA për Kosovën e Serbinë?- Serwer: Do të isha i lumtur të befasohesha

Të ngjajshme

Kurti në Paris: Macron i jep mbështetje të fortë Kosovës për integrim dhe siguri në Evropë

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi vizitë...

Ambasada amerikane uron Kosovën për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Kosova ka arritur një fitore të jashtëzakonshme në futboll,...

The Guardian i kushton artikull të veçantë suksesit të Kombëtares së Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

LDK kërkon marrëveshje politike për presidentin

Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike e Kosovës ka mbajtur...

Analisti serb, Dushan Janjiq, po insiston që në Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatitet një dokument për Kosovën dhe Serbinë. Ai ka thënë se këtë informacion e ka marrë nga ekspertë e politikanë atje. Por çfarë thotë, eksperti amerikan dhe profesori Daniel Serwer,  për deklaratën e Janjiq dhe për mundësinë e hartimit të një dokumenti për Kosovën e Serbinë nga Administrata e presidentit Donald Trump.

Besnik Velija

Profesori amerikan Serwer në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se çdo kush mund të përgatis ndonjë dokument për gjithçka dhe mbase Janjiq e di këtë gjë më mirë. Megjithatë ai nuk shprehet shumë optimist sa i përket angazhimit të Administratës aktuale për shkak të rrethanave politike në SHBA.

“Kushdo mund të përgatisë një punim për çdo gjë. Dushani ndoshta e di më mirë se unë. Nuk shoh shumë shpresë për dialogun Beograd-Prishtinë në rrethanat dhe udhëheqjen aktuale”, ka thënë Serwer për Gazetën Express.

Ai ka shtuar se do të ishte i lumtur nëse do të befasohej, derisa i bën thirrje Kosovës për kujdes rreth asaj se çfarë dëshiron, meqë Administrata e Trump, thotë Serwer, më shumë duket e interesuar për projektim të pushtetit sesa për dialog.

“Do të isha i lumtur të befasohem. Por kini kujdes se çfarë dëshironi. Administrata aktuale e SHBA-së duket më e interesuar në projektimin e pushtetit sesa në dialog”, shprehet profesori i John Hopkins University.

Ai shton se rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë poshtë kur vjen puna tek prioritetet aktuale të Uashingtoinit dhe se përmendet vetëm kur Trump dëshiron të krenohet për ndaljen e një lufte, që Serwer thotë se nuk ndodhi.

“Rajoni i Ballkanit Perëndimor është shumë poshtë në listën e prioriteteve të Uashingtonit këto ditë. Rajoni përmendet vetëm kur Presidenti dëshiron të mburret për përfundimin e një lufte që nuk ndodhi”, ka përfunduar Serwer për Express.

Analisti serb Dushan Janic ditë më parë ka deklaruar sërish për një dokument të cilin thotë ai, po e përgatisin Shtetet e Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë edhe se burimet e tija janë ekspertë e politikanë.

“I qëndroj, por ka disa ndryshime, dhe di që termi ‘Non paper’ është i famshëm për Ballkanin dhe unë e përdor, dhe për Aleksandër Vuçiç apo për njerëz të tjerë. Po këtë herë fola për ekspert amerikan apo kongresmen që po përdorin baza për dialogun e ardhshëm. Sipas informacioneve që kam, kongresi amerikan pranoi ligjin për Ballkanin Perëndimor, edhe ai e thotë qartë se duhet të arrihet një marrëveshje për njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Burimet e mia janë ekspertë dhe politikanë,” kishte thënë Janjiq./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz