BallinaLajmeU rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë,...

U rrëzua dhe dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë, vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit

Të ngjajshme

Gjendet i vdekur shtetasi italian në një hotel në Durrës

Një shtetas italian është gjetur pa shenja jete paraditen...

Selmanaj thotë se ekspozita e Shkëlzen Gashit s’është e rastësishme – s’ka vend për habi

Ish-deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka reaguar lidhur me...

Nisin përgatitjet për Turqinë, Kosova stërviten në ”Fadil Vokrri”

Përfaqësuesja e Kosovës është rikthyer në shtëpi, pas fitores...

U kontrabandua nga Serbia, Dogana zbulon 1000 litra etanol në Prizren

Dogana e Kosovës ka njoftuar se njësitë antikontrabandë kanë...

Polumbarët e RENEA-s dhe shërbimet e Policisë vijojnë kërkimet në lumin e Vjosës, për gjetjen e 65-vjeçarit, shtetasit Y. D..

Prej ditës së djeshme, polumbarët e RENEA-s vijojnë kërkimet për gjetjen e shtetasit Y. D., 65 vjeç, i cili dyshohet se pasi është rrëzuar, e ka marrë nga rrjedha e lumit Vjosa, në afërsi të vendit të quajtur “Fusha e fshatit Peshtan”, Tepelenë.

Në operacionin e kërkimit janë të angazhuar polumbarët e RENEA-s, Forca e Posaçme “Shqiponja” e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shërbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, përfaqësues të Forcave të Armatosura, si dhe forca vullnetare e familjarë, të cilët vijojnë krehjen e shtratit të lumit nga të dyja anët, raporton Topchanel

Deri në këto momente, nuk është bërë e mundur gjetja e 65-vjeçarit.

Angazhimi i strukturave të Policisë së Gjirokastrës, polumbarëve të RENEA-s dhe strukturave të tjera të përfshira në operacionin e kërkimit, për të bërë të mundur gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, ka qenë i plotë dhe vijon me intensitet./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz