back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeRexhepi pas vendimit të Kushtetueses: E respektoj vendimin për nënkryetarin e Kuvendit

Rexhepi pas vendimit të Kushtetueses: E respektoj vendimin për nënkryetarin e Kuvendit

Të ngjajshme

“Dashuria ime më e madhe”, Dafina me dedikimin për djalin e saj

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka emocionuar ndjekësit me...

Dokument nga SHBA për Kosovën e Serbinë?- Serwer: Do të isha i lumtur të befasohesha

Analisti serb, Dushan Janjiq, po insiston që në Shtetet...

Trump në Mëngjesin e Lutjeve: Nuk jam kandidati më i mirë, por besoj se do shkoj në parajsë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dukej pothuajse i sigurt se do...

Takim Kurti–Đukanović në Prishtinë, në fokus zhvillimet në rajon

Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Đukanović, ka bërë...

Ish-nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Emilia Rexhepi, e cila vjen nga Partia e Re Demokratike që përfaqëson komunitetin boshnjak, në një intervistë për RTV21 ka thënë se do ta respektojnë vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, i cili i jep të drejtë Listës Serbe që ta ketë nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb.

Por, bëri të ditur se nuk kanë vendosur ende se a do të kenë votë për kandidatët e Listës Serbe për nënkryetar  të Kuvendit.

“Unë, si deputete vazhdimisht i respektoj të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Duhet të respektohet Kushtetuta. Tash nuk e di se çfarë qëndrimi si grup do ta kemi, por patjetër, si deputetë, duhet ta respektojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe vendimet e Gjykatës”, tha Rexhepi.

Rexhepi, preferon që sërish procesi i votimit për nënkryetar të Kuvendit të bëhet ndaras.

“Për ne është më mirë të mos shkohet në pako votimi për nënkryetarët e Kuvendit nga komunitetet, por të votohet veç e veç për nënkryetarin nga komuniteti serb dhe për atë nga komunitetet joserbe. Do ta shohim në Parlament, në rendin e ditës, se si do të shkojë situata. Ndarja nga pako është në rregull dhe nuk përbën shkelje kushtetuese, sepse unë e kam vendimin e Gjykatës Kushtetuese për nënkryetarët nga komunitetet e tjera. Mundemi të votojmë edhe veç e veç.”, tha Rexhepi.

Të Fundit

Sport

ShowBiz