back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeOsmani takohet me kryeministrin e Eswatinit, e falënderon për “njohjen e hershme”...

Osmani takohet me kryeministrin e Eswatinit, e falënderon për “njohjen e hershme” të pavarësisë

Të ngjajshme

Rrëfimi i fortë i Khloe Kardashian për vdekjen: Mezi pres…

Khloe Kardashian është e emocionuar për idenë e vdekjes,...

Benita ia ‘njehë’ një nga një ofendimet Albës

Pas situatës me Labin dhe Albën, Benita kishte për...

17 Shkurti si simbolikë dhe mesazh: Protesta për çlirimtarët në Hagë

Platforma “Liria ka Emër” ka paralajmëruar organizimin e një...

Ndalimi i ish-ushtarit në Serbi, avokati Koci jep detaje

Një ish-ushtar i UÇK-së, raportohet se është ndaluar në...

Presidentja Vjosa Osmani ka takuar sot kryeministrin e Eswatinit, Russell Mmiso Dlamini, gjatë Samitit Botëror të Qeverisjes ku ajo po merr pjesë.

Osmani ka falënderuar Dlaminin për “njohjen e hershme” të pavarësisë së Kosovës.

Për këtë shtet, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, para tri vitesh kishte pretenduar se e kishte hequr njohjen për pavarësinë e Kosovës, duke e listuar bashkë me tetë vende të tjera.

Por, Osmani tha se ka marrë gatishmëri nga lideri i këtij vendi për avancim të raporteve mes të dyja vendeve.

“Shpreha mirënjohjen e popullit të Kosovës për njohjen e hershme të pavarësisë nga Eswatini, si dhe gatishmërinë për të avancuar drejt lidhjes së marrëveshjeve në fusha konkrete me interes të dyanshëm. Po ashtu diskutuam për koordinim më të ngushtë në forume multilaterale. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj partneriteteve të ndërtuara mbi respekt dhe vizion të përbashkët për paqe dhe zhvillim”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz