back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditLimi: Alba, viktimë e televizioneve, s’po e pres as atë e as...

Limi: Alba, viktimë e televizioneve, s’po e pres as atë e as Dolcen jashtë

Të ngjajshme

SHBA-ja, Ukraina dhe Rusia bien dakord të shkëmbejnë 314 të burgosur, thotë Witkoff

I dërguari presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, tha se...

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar...

Studentët shqiptarë në RMV, kërkojnë respektimin e barazisë gjuhësore dhe kushtetuese

Studentët shqiptarë të fakulteteve juridike në Maqedoninë e Veriut...

Përfaqësuesja e Kosovës nënshkruan me ADIDAS

Federata e Futbollit e Kosovës ka lidhur partneritet zyrtar...

Rashford nuk do t’i përgjigjet thirrjeve të trajnerit të Man Utd, Michael Carrick

Marcus Rashford, i huazuar te Barcelona nga Manchester United,...

Lim Hoti ka thyer heshtjen vetëm pak ditë pas daljes së tij të (pa)pritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova. Ndonëse rrugëtimi i tij brenda shtëpisë u karakterizua nga një trekëndësh i komplikuar dashurie dhe dinamika të forta me ish-partneren e tij, Albën, dhe banoren tjetër, Dolcen, deklarata e tij e parë publike ka shuar çdo shpresë për një ribashkim me ndonjërën prej vajzave.

Në një intervistë telefonike për “Andale Media”, Hoti ka folur troç dhe pa dorashka duke dhënë një këndvështrim krejt ndryshe për situatën që mbajti mbërthyer publikun. I pyetur specifikisht për raportin e tij me Albën, ai dha një përgjigje që pritet të shkaktojë jo pak reagime, duke e cilësuar atë si të pafajshme në gjithë këtë lojë mediatike.

“Mënyra si e shoh unë Albën është thjesht një viktimë e televizioneve. Më vjen keq që po e them,” u shpreh Limi.

Ndërsa shumë fansa aludonin nëse ai do të priste njërën nga vajzat jashtë për të sqaruar gjërat, Limi mbylli çdo kapitull me një fjali të vetme, duke konfirmuar zërat që qarkullonin se jeta e tij private jashtë është tashmë e stabilizuar.

“Nuk po e pres asnjëherën me thënë të drejtën se jam i zënë. Nuk po mendoj fare për këta persona me thënë të drejtën,” deklaroi ai prerazi.

Kjo deklaratë konfirmon se regjisori e ka ndarë mendjen dhe se dinamikat brenda shtëpisë kanë mbetur thjesht në kuadër të lojës, ndërsa jashtë e pret dikush tjetër. Mbetet për t’u parë se si do të reagojnë Alba dhe Dolce kur të mësojnë se “pritja” jashtë nuk ekziston. /Prive

Të Fundit

Sport

ShowBiz