back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeKusari për padinë e Osmanit ndaj Martensit të FAZ-it: S’ka asnjë shans...

Kusari për padinë e Osmanit ndaj Martensit të FAZ-it: S’ka asnjë shans ta fitojë, veç dëmton reputacionin e Kosovës

Të ngjajshme

Përleshje në qendër të Lipjanit, dy të lënduar – u përdor edhe thika

Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 17:40...

Monaco merr një vendim për Pogban, e largon nga skuadra

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke...

Gorani: Mbrojtja e Kushtetutës po definohet si akt jo patriotik

Ish-deputeti Dukagjin Gorani sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Trixa ndan një moment prekës, nëna e saj përfundon kimioterapinë e fundit

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një...

Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka thënë se “nuk ka asnjë shans të fitojë” Presidenca e Kosovës në padinë e paralajmëruar ndaj gazetarit të Frankfurter Algemeine Zeitung, Michael Martens, pas opinion/analizës së këtij të fundit të botuar në FAZ, i cili ngre çështje se Osmani po synon të rizgjedhet presidente duke e luajtur kartën e “kandidates së Trump”.

Madje sipas saj Osmani do ta dëmtonte Institucionin e Presidentes dhe vendin tonë nëse do ta padiste gazetarin gjerman Michael Martens apo median e tij, FAZ.

Postimi i plotë:

Presidentja Osmani do ta dëmtonte Institucionin e Presidentes dhe vendin tonë nëse do ta padiste gazetarin gjerman Michael Martens apo median e tij, FAZ.

E kam lexuar analizën e Martens në tërësi dhe, sipas njohurive të mia mbi mbrojtjen e reputacionit, ajo është në rregull ligjërisht.

Analiza e Martens ngre një çështje me interes publik, pra mënyrën e zhvillimit të fushatës presidenciale, dhe çështjet me interes publik gëzojnë mbrojtje të lartë gjyqësore. Tutje, shkrimi ofron opinione, vlerësime dhe analiza të bazuara në njohuritë që autori ka për Kosovën dhe në burime konfidenciale. Opinionet nuk i nënshtrohen kriterit të verifikimit dhe, rrjedhimisht, gëzojnë mbrojtje të gjerë ligjore.

I vetmi fakt i ri i përmendur në shkrim është ai se Rama ia ka siguruar Osmanit ulësen në Bordin e Paqes, fakt që nuk është kontestuar nga Osmani. Faktet i nënshtrohen verifikimit, prandaj nëse ky fakt nuk është i vërtetë, Osmani duhet ta ngrejë këtë si çështje.

Presidentja mban pozitën më të lartë në vend dhe, si e tillë, veprimet e saj politike i nënshtrohen kritikës, edhe kur ajo është e ashpër apo e pakëndshme. Liria e shprehjes dhe e medias ua mundëson gazetarëve të shprehen, të kritikojnë dhe të kërkojnë llogari.

Për mua, shqetësues por aspak befasues, është fakti që zyra e presidentes përmend ligjin penal si formë kërcënimi ndaj Martens ndonse shpifja ndiqet sipas ligjet civil në Gjermani dhe përmend fjalën dezinformatë për një shkrim të botuar nga gazeta prestigjioze FAZ.

Kjo padi, nëse ushtrohet pranë gjykatave gjermane apo cilësdo gjykatë ku sundon ligji, nuk ka asnjë shans të fitohet. Ajo që do të fitojmë është vetëm reputacioni i përdorimit të padive të pabaza dhe abuzive nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës kundër gazetarëve dhe mediave gjermane.

Ky lloj reputacioni nuk na duhet.

Të Fundit

Sport

ShowBiz