BallinaSportSezon për t’u harruar: Pogba përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Sezon për t’u harruar: Pogba përjashtohet nga Liga e Kampionëve

Të ngjajshme

Mustafa: VV-ja nuk ka interesim për me dalë nga kriza

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Mustafa, ka...

Dërguti: A nënkupton kjo që Osmani i ka 34 ditë shtesë në zyrë?

Opinionistja Aida Dërguti në emisionin Rubikon në Klan Kosova...

Paul Pogba nuk do të jetë në dispozicion të AS Monacos për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve, bëjnë të ditur mediat franceze.

Sipas L’Equipe, mesfushori 32-vjeçar është lënë jashtë listës që klubi i Principatës do t’i dorëzojë UEFA-s, për shkak të një dëmtimi në pulpë.

Drejtori ekzekutiv i Monacos, Thiago Scuro, ka konfirmuar se procesi i rikuperimit të Pogbasë është ende në vazhdim, ndërsa nuk ka një afat të përcaktuar për rikthimin e tij në fushë.

Sezoni debutues i Pogbasë në Ligue 1 ka qenë zhgënjyes, i shoqëruar nga lëndime të shpeshta dhe mungesë vazhdimësie. Ish-lojtari i Manchester United ka regjistruar vetëm tre paraqitje me fanellën e Monacos.

Nga lista e Ligës së Kampionëve janë përjashtuar gjithashtu Takumi Minamino dhe Mohammed Salisu, të cilët po rikuperohen nga dëmtime serioze në ligamentet e gjurit, mungesa që ishin të pritshme. Ndërkohë, në listë janë përfshirë Krépin Diatta, si dhe përforcimet e dimrit Wout Faes dhe Simon Adingra.

Monaco do të përballet këtë muaj me PSG-në, kampionen në fuqi, në raundin play-off të Ligës së Kampionëve, ndërsa të enjten skuadra e Principatës luan ndaj RC Strasbourg në fazën e 1/8 së finales së Kupës së Francës. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz