Policia e Gjilanit ka aktivizuar “Unazën e çeliktë” për kapjen e personit të përfshirë në rastin e plagosjes së një 40-vjeçari.
Aksionin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjinalit, Ismet Hasahni ku tha se Policia është në kërkim të të dyshuarit.
Plagosja ndodhi në afërsi të një pike karburanti në rrugën Gjilan-Kamenicë, ndërsa gjendja e 40-vjeçarit u raportua si e rëndë./Lajmi.net/