Gjatë periudhave të paqëndrueshmërisë dhe presionit në treg, ndikimi që ndjehet në të gjithë industrinë reflektohet natyrshëm edhe te Binance. Kjo pasqyron sfidat më të gjera me të cilat përballet sektori i kriptos teksa vazhdon procesin e tij të maturimit. Me zgjerimin dhe kompleksitetin në rritje të ekosistemit, rriten edhe pritshmëritë veçanërisht në lidhje me qeverisjen, menaxhimin e rrezikut dhe përgjegjësinë.
Si një lider global i industrisë, Binance thekson se mban standarde më të larta për veten dhe punon vazhdimisht për t’u përmirësuar dhe përshtatur, duke marrë seriozisht reagimet nga komuniteti dhe nga publiku më i gjerë.
Në vitin 2025, si pjesë e investimit të vazhdueshëm në zhvillimin e industrisë, Binance ka realizuar një sërë veprimesh të përqendruara në kontrollin e rrezikut, bashkëpunimin për përputhshmëri dhe ndërtimin e ekosistemit.
Gjatë këtij viti, Binance ka asistuar përdoruesit në 38,648 raste të rikuperimit të depozitave të gabuara, me një vlerë totale prej 48 milionë dollarësh. Në mënyrë kumulative, ndihma e ofruar nga Binance për rikuperimin e depozitave të pasakta ka tejkaluar shumën prej 1.09 miliardë dollarësh.
Në fushën e kontrollit të rrezikut dhe mbrojtjes së përdoruesve, gjatë vitit 2025 janë asistuar 5.4 milionë përdorues në identifikimin e rreziqeve të mundshme, duke parandaluar në total rreth 6.69 miliardë dollarë humbje të lidhura me mashtrime.
Në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit në nivel global, Binance ka kontribuar në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme, çka ka çuar në konfiskimin e rreth 131 milionë dollarëve fonde të përfituara në mënyrë të paligjshme.
Sa i përket zhvillimit të ekosistemit, programi i listimeve spot i Binance gjatë vitit 2025 ka mbuluar 21 blockchain publikë, kryesisht ETH, BSC dhe SOL, me respektivisht 32, 18 dhe 9 projekte. Nga këta blockchain, 13 ishin të lançuar rishtazi, duke përfshirë raste përdorimi në pagesa, gaming, aplikacione sociale dhe fusha të tjera.
Në aspektin e transparencës së aseteve, deri në fund të vitit 2025, sistemi i “proof-of-reserves” i Binance tregoi asete të përdoruesve në vlerë rreth 162.8 miliardë dollarë, të mbështetura plotësisht dhe të shpërndara në 45 asete të ndryshme kripto.
Binance nënvizon se, sa herë që lindin pyetje apo shqetësime, përgjigjja vjen përmes veprimit konkret. Përmes këtyre përpjekjeve, synimi mbetet mbështetja e rritjes afatgjatë dhe të qëndrueshme të industrisë së kriptos.
E udhëhequr nga bindja se Bitcoin përfaqëson asetin bazë të ekosistemit të kriptos dhe mbart vlerë afatgjatë, Binance bën të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë industrisë gjatë cikleve të tregut dhe periudhave të pasigurisë, duke investuar vazhdimisht burime në zhvillimin e ekosistemit. Në këtë kuadër, rezervat prej 1 miliard dollarësh në stablecoin të fondit SAFU do të konvertohen në rezerva Bitcoin, me plan që ky proces të përfundojë brenda 30 ditëve nga njoftimi.
Gjithashtu, Binance do të kryejë ribalancim të rregullt të fondit SAFU bazuar në vlerën e tij në treg. Nëse vlera e tregut e fondit bie nën 800 milionë dollarë si pasojë e luhatjeve të çmimit të Bitcoin-it, fondi do të ribalancohet për të rikthyer vlerën në 1 miliard dollarë. Kjo iniciativë përbën pjesë të angazhimit afatgjatë të Binance për ndërtimin e industrisë dhe përpjekjet përkatëse do të vijojnë të ndahen me komunitetin.
Në përmbyllje, Binance thekson se do të vazhdojë t’u përgjigjet shqetësimeve të tregut me veprime konkrete, duke marrë pjesë në mënyrë të vazhdueshme në zhvillimin e industrisë mbi parimet e hapjes, transparencës dhe përkushtimit afatgjatë. Një falënderim i veçantë i drejtohet komunitetit të Binance, përdoruesve dhe Binance Angels për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm.