BallinaSportFrikë te Girona: dëmtimi i Ter Stegen më serioz se pritej

Frikë te Girona: dëmtimi i Ter Stegen më serioz se pritej

Të ngjajshme

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Girona ka bërë të ditur zyrtarisht se portieri Marc-André ter Stegen do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale këtë të premte, pas dëmtimit të pësuar në kofshën e pasme të këmbës së majtë.

Në komunikatën e klubit theksohet se shkalla e dëmtimit dhe koha e rikuperimit do të përcaktohen vetëm pas përfundimit të operacionit, duke sqaruar paqartësitë që kanë shoqëruar situatën e portierit gjerman ditët e fundit.

Vendimi për ndërhyrje kirurgjikale erdhi pas ekzaminimeve shtesë të zhvilluara gjatë javës, të cilat konfirmuan se problemi fizik është më serioz nga sa ishte menduar fillimisht, pas paraqitjes së tij në ndeshjen ndaj Oviedos.

Ter Stegen kishte zhvilluar vetëm dy ndeshje zyrtare me fanellën e Gironës dhe nuk kishte shfaqur shqetësime të dukshme gjatë lojës, gjë që ndikoi në vonesën e diagnostikimit të plotë të dëmtimit.

Tashmë, klubi katalanas po vepron me kujdes maksimal, ndërsa nuk pritet të caktohet një afat konkret për rikthimin e tij në fushë deri pas operacionit. Ky zhvillim përbën një goditje të rëndë si për planet e Gironës, ashtu edhe për vetë portierin gjerman, i cili ishte transferuar në Montilivi me synimin për të rikthyer vazhdimësinë dhe statusin e titullarit.

Situata e Ter Stegen mbetet për t’u monitoruar, ndërsa vetëm pas ndërhyrjes do të ketë një pasqyrë të qartë mbi ecurinë e rikuperimit të tij. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz