back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeGjuriq falënderon SHBA’në për mbështetjen e “të drejtave të serbëve” në Kosovë

Gjuriq falënderon SHBA’në për mbështetjen e “të drejtave të serbëve” në Kosovë

Të ngjajshme

Grupi i minoriteteve e quan si shqetësues vendimin e Kushtetueses

Gjatë ditës së sotme, Gjykata Kushtetuese ka publikuar tekstin...

Princ Leka dhe Blerta marrin vendimin e madh

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin...

Meriton Korenica vendos ndeshjen, Cluj fiton 1-0 ndaj UTA Aradit

Mesfushori kosovar Meriton Korenica ishte protagonist në fitoren e...

Aktgjykimi i Kushtetueses: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë...

Kryediplomati serb, Marko Gjuriq, ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mbështetjen, siç tha ai, për të drejtat e popullit serb në Kosovë.

Reagimi i Gjuriqit vjen pas atij të ambasadës amerikane në Kosovë, e cila kritikoi vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos e miratuar shpalljen e rezultateve për Listën Srpska dhe kandidatëve të saj për deputetë.

“Mirënjohës ndaj Shteteve të Bashkuara për mbështetjen e tyre të qartë për të drejtat demokratike të popullit serb në Kosovë – veçanërisht në pohimin se të gjithë qytetarët, pavarësisht prejardhjes, duhet të jenë në gjendje të zgjedhin përfaqësuesit e tyre lirisht. Respektimi i këtyre parimeve forcon demokracinë dhe partneritetin në të gjithë rajonin”, shkroi Gjuriq në anglisht në X.

Në KQZ dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër shpalljes së rezultateve për Listën Srpska, tri vota ishin pro dhe partitë tjera shqiptare abstenuan. Ky vendim i KQZ-së, siç pritej, u rrëzua nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili e konsideroi të paligjshëm këtë vendim të KQZ-së.

Sidoqoftë, ky vendim tërhoqi kritikat e aleatëve të Kosovës.

Ambasada amerikane tha se është “në kundërshtim me të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur në mënyrë demokratike përfaqësuesit e tyre”.

“Çdo përpjekje për të shkelur këtë parim bazë minon partneritetin mes Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës”, tha për Radion Evropa e Lirë një zëdhënës i Ambasadës amerikane në Prishtinë.

Ngjashëm reaguan edhe nga Bashkimi Europian, i cili kërkoi që KQZ-ja të mos politizohet./Express/

Të Fundit

Sport

ShowBiz