BallinaLajmeProkuroria ngrit aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë pas vdekjes tragjike të punëtorit...

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj pronarit dhe kompanisë pas vdekjes tragjike të punëtorit në Pejë

Të ngjajshme

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

GOOOOOOOL KOSOVA!!!! Fisnik Asllani barazon gjithçka!

Kosova ka arritur të barazoj rezultatin në minutën e...

Sa e pafat Shqipëria, eliminohet në Varshavë

Suksesit të Kosovës nuk arriti t’ju gëzohej edhe Shqipëria. “Kuqezinjtë”,...

Prokuroria Themelore në Pejë, ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj personit fizik Sh.K. dhe kompanisë “Luani Transport” për shkak të veprës penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.

Sipas aktakuzës, më 7 korrik 2025 në fshatin Gorazhdevc, Sh.K., si pronar i kompanisë, nuk ka ndërmarrë masat e nevojshme të sigurisë dhe shëndetit në punë. Ai nuk ka krijuar kushte të sigurta për punëtorët, nuk ka ofruar trajnime për siguri, dhe nuk ka dhënë informacion për rreziqet dhe përdorimin e duhur të makinerisë. Si pasojë e këtyre parregullsive, punëtori S.R., i cili kryente detyra si pastrues, humbi jetën nga kontakti me një gjenerator, shkruan lajmi.net.

Po ashtu, aktakuza përfshin edhe kompaninë “Luani Transport”, e cila nuk ka vepruar në përputhje me ligjin për sigurinë dhe shëndetin në punë, duke kontribuar në vdekjen e punëtorit. Prokurori i shtetit ka propozuar që, përveç dënimit për veprën penale, të shqiptohet edhe dënimi plotësues i ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë për kompaninë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz