back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeArrestohen shoferë në Shkup dhe Kumanovë, vozisnin pa patentë, u konfiskohen veturat

Arrestohen shoferë në Shkup dhe Kumanovë, vozisnin pa patentë, u konfiskohen veturat

Të ngjajshme

Përfaqësuesit e “Liria ka Emër” priten nga Muhaxheri në Pejë, marrin mbështetje për Marshin “Drejtësi, jo politikë” më 17 shkurt

Përfaqësuesit e platformës Liria ka Emër, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, kanë vizituar...

Vendim nga MASHT: Këto janë datat e provimit të maturës shtetërore

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me...

Hoxha: Nga viti 2000 e deri më sot kemi humbur mbi 3,000 njerëz në trafik

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha...

Policia ka arrestuar dy shoferë në Shkup dhe Kumanovë, të cilët drejtonin automjete pa e lejet e vozitjes (patent shoferi), ndërsa automjetet e tyre janë konfiskuar.

Sot pasdite në ora 12:40, në rrugën Kumanovë–fshati Likovë, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria personin me inicialet Sh.A. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në komunikacion, policia ka ndaluar një veturë të tipit “Golf” me targa të Kumanovës dhe është konstatuar se ai e drejtonte mjetin pa patentë shoferi për kategorinë B. Sh.A. është ndaluar në stacion policor, ndërsa vetura është konfiskuar.

Po ashtu, më 03.02.2026 në ora 13:00, në rrugën “Justiniani i Parë” në Shkup, policia ka privuar nga liria I.Џ. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit është ndaluar një veturë e tipit “Opel” me targa të Shkupit dhe është konstatuar se ai drejtonte pa patentë për kategorinë B. Edhe ai është ndaluar në stacion policor, ndërsa automjeti është konfiskuar.

Pas dokumentimit të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.(INA)

Të Fundit

Sport

ShowBiz