back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeNagavci: Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës pranohet...

Nagavci: Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës pranohet si anëtar në Këshillin Evropian për Gjuhë

Të ngjajshme

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka dhënë një lajm të mirë për Universitetin e Prishtinës.

Nagavci në postimin e saj ka treguar se Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës pranohet si anëtar në Këshillin Evropian për Gjuhë, transmeton lajmi.net.

“Këshilli Evropian për Gjuhët promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve. Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian.”, ka shkruar ndër të tjera ministrja Nagavci.

Postimi i plotë:

Lajm i shkëlqyer për arsimin e lartë në Kosovë 🇽🇰🇪🇺
Instituti i Gjuhës dhe Kulturës Italiane në Universitetin e Prishtinës është pranuar si anëtar institucional me të drejta të plota në Këshillin Evropian për Gjuhët (CEL/ELC) një rrjet prestigjioz evropian i universiteteve dhe institucioneve të gjuhëve.
Këshilli Evropian për Gjuhët promovon bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në fushën e gjuhëve. Ky anëtarësim rrit vizibilitetin ndërkombëtar të Universitetit të Prishtinës, krijon mundësi të reja për bashkëpunim akademik, projekte dhe zhvillim profesional për studentët dhe stafin, si dhe përfaqëson një hap tjetër përpara drejt integrimit akademik evropian.
Ne jemi të vendosur që, si Ministri e Arsimit, të mbështesim çdo iniciativë dhe vullnet për avancimin e arsimit në Kosovë, ku gjuhët luajnë një rol thelbësor.
Urime Universitetit të Prishtinës për këtë arritje të re!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz