BallinaLajmeRama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri më të lartat në Ballkan, të...

Rama: Pagat e gjyqtarëve në Shqipëri më të lartat në Ballkan, të barabarta me Greqinë

Të ngjajshme

Kurti arrin në Pallatin Elysee, takohet me Macronin

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka arritur...

The Guardian shkruan për suksesin e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës është vetëm një ndeshje larg një...

Kurti arrin në Francë, pritet krahëhapur nga Macron

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka arritur në Francë,...

VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë!

VOOM po revolucionarizon mënyrën si udhëtojmë! Platforma e re, e...

Ylli i Barcelonës po monitorohet si pasardhës i Griezmannit nga Atletico

Më herët gjatë kësaj jave, Antoine Griezmann konfirmoi largimin...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha sot se gjyqtarët në Shqipëri kanë pagat më të larta në Ballkan dhe të barabarta me një vend të BE-së, sikurse është Greqia.

Gjatë video-mesazhit të zakonshëm në rrjetet sociale kreu i qeverisë tha s’e s’ka ligj dhe kushtetutë që ju jep gjyqtarëve të drejtën të rrisin pagat me 2-3 mijë euro në muaj.

“Ju zotërinj kërkoni 37 milionë euro plus nga buxheti i shtetit për t’i rritur vetes suaj pagat. Kjo është e vërteta që s’e luan topi. Shqiptarët duhet të dinë që ju kërkoni që për gjyqtarin e Shkallës së Parë paga të shkojë nga 3360 euro në 5300 euro, ju kërkoni që për gjyqtarin e Apelit pagat të shkojnë nga 3480 euro që është sot aktualisht në 5500 euro. Ju kërkoni që paga në Gjykatën e Lartë të shkojë 5800 euro”, tha Rama.

Ajo që e bën edhe më serioze këtë situatë është se pagat tuaja janë paga më të larta, goxha më të larta në rajon, se në Maqedoninë e Veriut, se në Malin e Zi, dhe janë paga të barabarta me gjyqtarët në një vend të BE-së siç është Greqia. Sot që flasim ju i keni pagat sa në Greqi dhe doni t’i rrisni me 2-3 mijë euro në muaj, në emër të çfarë?! Ju thoni në emër të ligjit dhe kushtetutës, kjo është e pavartetë, s’ka ligj dhe kushtetutë që ua jep këtë të drejtë dhe s’është e shkruar asgjëkundi”, u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz