back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeBorxhet e ujit, “Hidrodrini” vendos afat 18 shkurtin

Borxhet e ujit, “Hidrodrini” vendos afat 18 shkurtin

Të ngjajshme

Prishtina e Re vjen me ”bombën” e janarit, zyrtarizon sulmuesin belg

KF Prishtina e Re ka bërë një transferim të...

Kur pritet të thirret seanca e Kuvendit?

Vullnet Bugaqku nga KDI ka deklaruar se thirrja e...

Dy të lënduar nga aksidenti në Mejë të Gjakovës

Dy persona kanë pësuar lëndime si pasojë e një...

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka njoftuar konsumatorët shtëpiakë, komercialë dhe industrialë që të kryejnë pagesën e borxheve të akumuluara për shërbimet e ujësjellësit dhe kanalizimit deri më 18 shkurt 2026.

Sipas njoftimit, thirrja vlen për konsumatorët në zonën e mbulueshmërisë së kësaj kompanie, përkatësisht në komunat Pejë, Klinë, Istog, Deçan dhe Junik.

Nga KRU “Hidrodrini” bëjnë të ditur se nëse borxhet nuk shlyhen brenda afatit të caktuar, kompania do të jetë e detyruar të ndërmarrë masa ligjore për arkëtimin e tyre. Këto masa përfshijnë kyçje individuale të konsumatorëve borxhlinj, dërgimin e lëndëve tek përmbaruesi, si dhe forma të tjera ligjore.

““KRU “Hidrodrini”  ju kujton se  gjatë kësaj periudhe u ofron konsumatorëve borxhlinj mundësinë e riprogramimit të borxhit në forma lehtësuese përmes kësteve”, thuhet në njoftim.

Në fund, KRU “Hidrodrini” ka falënderuar konsumatorët e rregullt që vazhdojnë t’i përmbushin obligimet financiare ndaj kompanisë për shërbimet e ujit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz