back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeTentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Tentativë kontrabande në Merdare, kapen rreth dy kilogramë narkotikë

Të ngjajshme

Dogana e Kosovës, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ka zbuluar rreth dy kilogramë lëndë narkotike të dyshuar si kokainë gjatë një kontrolli në Pikëkalimin Kufitar Merdare.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur sot, më 02 shkurt 2026, kur zyrtarët doganorë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve, kanë realizuar një kontroll të detajuar ndaj një automjeti të dyshuar në hyrje të territorit të Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit, janë zbuluar të fshehura rreth dy kilogramë lëndë narkotike, e cila dyshohet se është kokainë. Substanca ishte e fshehur në mënyrë të sofistikuar brenda automjetit, shkruan lajmi.net.

Për realizimin e kontrollit të thelluar është përdorur edhe skaneri X-ray, donacion i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili ka mundësuar lokalizimin e saktë të vendit ku ishte fshehur lënda narkotike dhe ka lehtësuar ndjeshëm punën e zyrtarëve.

Rasti është duke u trajtuar nga organet kompetente, ndërsa ndaj personave të përfshirë do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë ritheksuar përkushtimin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të narkotikëve, përmes bashkëpunimit ndërinstitucional, shkëmbimit të inteligjencës dhe përdorimit të pajisjeve moderne teknike, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe kufijve të Republikës së Kosovës. /Lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz