BallinaLajmePolicia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e...

Policia del me njoftim: Fillon monitorimi elektronik i trafikut në Maqedoninë e Veriut

Të ngjajshme

Pak ditë para ndeshjes jetike, Osmani takohet me ambasadorin turk

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim ambasadorin e Turqisë...

Osmani takon ambasadorin turk: Theksohen marrëdhëniet strategjike Kosovë–Turqi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim...

El Clasico jashtë fushës, Reali synon transferimin e Pedrit nga Barcelona

Markato e verës do të jetë tejet interesante. Sipas raportimeve...

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë në Maqedoninë e Veriut se atje ka filluar monitorimi elektronik i komunikacionit rrugor përmes sistemit të quajtur “Qyteti i sigurt”.

Sipas njoftimit zyrtar, monitorimi po realizohet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të trafikut, në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut.

“Monitorimi i komunikacionit rrugor bëhet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e dispozitave të komunikacionit”, thekson Policia e Kosovës, duke u bazuar në informacionet e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut.

Në fazën e parë, ky sistem do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Sipas njoftimit, do të evidentohen shkelje si tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, kalimi në semafor të kuq, ndalimi dhe parkimi i parregullt, si dhe qarkullimi me automjet të paregjistruar.

Policia bën të ditur se për automjetet me targa të huaja, përfshirë edhe ato nga Kosova, në rast të shkeljeve të konstatuara nga sistemi “Qyteti i sigurt”, parashihet njoftim gjatë hyrjes ose daljes nga territori i Maqedonisë së Veriut.

“Të drejtën për pagesën e pesëdhjetë përqind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh e gëzojnë edhe qytetarët e huaj, ndërsa në rast mospajtimi me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, iniciohet procedurë kundërvajtëse për të huaj para gjykatës kompetente”, thuhet në njoftim.

Ky njoftim, sipas Policisë së Kosovës, iu adresohet qytetarëve me qëllim të informimit, kujdesit dhe respektimit të dispozitave ligjore gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz