BallinaLajmePolicia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa...

Policia njofton: Kamerat në Maqedoninë e Veriut gjobisin edhe automjetet me targa të Kosovës

Të ngjajshme

Dorëzohet në polici Fazli Ndrecaj, i kërkuar për drogë

Është dorëzuar në polici në stacionin policor të Suharekës...

Pas përfundimit të “BBVA”, Kristi Lamaj opinionist i këtij programi!

Pak ditë pas daljes nga “Big Brother VIP 5”,...

Ndërpritet furnizimi me ujë në disa rrugë të Prishtinës, shkak një rrjedhje e madhe

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a ka njoftuar qytetarët...

Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët që udhëtojnë drejt Maqedonisë së Veriut se autoritetet e këtij shteti kanë nisur zbatimin e sistemit elektronik për monitorimin e komunikacionit rrugor, të quajtur “Qyteti i sigurt”.

Sipas informacioneve zyrtare, monitorimi i trafikut po realizohet përmes pajisjeve teknike dhe kamerave inteligjente, të cilat evidentojnë automatikisht shkeljet e rregullave të komunikacionit, në përputhje me legjislacionin e Maqedonisë së Veriut.

Në fazën e parë, ky sistem do të zbatohet në qytetet Shkup, Tetovë dhe Kumanovë, si dhe përgjatë Korridorit 8 dhe Korridorit 10. Përmes tij do të evidentohen shkelje si: tejkalimi i shpejtësisë së lejuar, kalimi në semafor të kuq, ndalimi dhe parkimi i parregullt, si dhe qarkullimi me automjete të paregjistruara, shkruan lajmi.net.

Policia bën të ditur se sistemi “Qyteti i sigurt” do të vlejë edhe për automjetet me targa të huaja, përfshirë ato nga Kosova. Në rast të shkeljeve të konstatuara, shtetasit e huaj do të njoftohen gjatë hyrjes ose daljes nga territori i Maqedonisë së Veriut.

Qytetarët e huaj kanë të drejtë të paguajnë 50 për qind të gjobës brenda afatit prej tetë ditësh. Në rast të mospajtimit me shkeljen ose mosrealizimit të pagesës, ndaj tyre do të iniciohet procedurë kundërvajtëse para gjykatës kompetente.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë dispozitat ligjore gjatë udhëtimit dhe qëndrimit në Maqedoninë e Veriut. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz