Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit 2025 ka pasur mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe 29,962 fluturime (vajtje/ardhje).
Sipas njoftimit këto shifra tregojnë për rritje të udhëtarëve dhe fluturimeve në krahasim me vitin e kaluar.
“Mbi 4.6 milionë pasagjerë dhe 29,962 fluturime (vajtje/ardhje), kjo tregon një rritje të ndjeshme krahasuar me vitin e kaluar dhe reflekton besimin e vazhdueshëm të pasagjerëve tanë. Një tjetër hap i rëndësishëm përpara në rrugëtimin tonë”, thuhet në njoftim.