back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmePolicia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak...

Policia e Kosovës apelon për kujdes të shtuar në trafik për shkak të kushteve të vështira atmosferike

Të ngjajshme

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Bellingham humb disa ndeshje, mësohet sa do të mungoj!

Jude Bellingham pritet të mungoj së paku një muaj...

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit rrugor, si pasojë e reshjeve atmosferike, ngricave në rrugë dhe dukshmërisë së reduktuar, të cilat kanë vështirësuar kushtet e trafikut në shumë segmente rrugore të vendit.

Me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik, Policia e Kosovës ka apeluar që drejtuesit e automjeteve të përshtatin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet aktuale të rrugës, të mbajnë distancë të sigurt nga mjetet përpara, si dhe të përdorin dritat në kushte të dukshmërisë së zvogëluar.

Po ashtu, qytetarët këshillohen të shmangin manovrat e rrezikshme, si parakalimet e panevojshme dhe frenimet e papritura, si dhe të sigurohen që automjetet e tyre të jenë të pajisura dhe teknikisht të rregullta për kushtet dimërore.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e angazhuar në terren për monitorimin dhe menaxhimin e trafikut, ndërsa bashkëpunimi i qytetarëve konsiderohet thelbësor për ruajtjen e sigurisë së përbashkët.

“Udhëtoni me kujdes. Siguria juaj është prioriteti ynë”, thuhet në apelin e Policisë së Kosovës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz