back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajme“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë

“Presim të bëhet më mirë”: Pasojat që lanë mbrapa vërshimet në Kosovë

Të ngjajshme

Pothuajse një muaj pasi shirat e rrëmbyeshëm disaditorë të janarit shkaktuan përmbytje në shumicën e pjesëve të Kosovës, familje dhe biznese kosovare ende po përballen me pasojat e tyre.

Disa ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre, në pritje të ndreqjes së dëmeve, shkruan REL.

Emran Etemi nga Kuzmini – një vendbanim në Komunën e Fushë Kosovës në pjesën qendrore të vendit – ka kaluar ditët e fundit të janarit duke e pastruar shtëpinë, para se të kthehet për të jetuar në të.

Fushë-Kosova ishte ndër komunat e goditura më së rëndi nga vërshimet që ndodhën në fillim të janarit.

Në këtë fotografi shihet një shtrat i improvizuar me batanije në dyshemenë me pllaka në sallonin e Etemit.

Ai ka jetuar me qira javët e fundit, pasi ishte evakuuar bashkë me dhjetëra familje të tjera të këtij vendbanimi.

Një stufë e dëmtuar nga vërshimet në shtëpinë e Etemit në Kuzmin të Fushë-Kosovës.

Rreth 12 familje janë evakuuar nga Kuzmini – fshat me 475 banorë sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës – në fillim të janarit dhe tani banojnë gjetkë. Qiranë ua paguan komuna, tha për Radion Evropa e Lirë më 29 janar Rasim Rizahi, këshilltar në komunën e Fushë-Kosovës.

Fotografia lart tregon një orendi të dëmtuar nga përmbytjet në shtëpinë e Etemit në Kuzmin, pak pas vërshimeve të 8 janarit.

Fotografia poshtë tregon ndryshimin pasi Etemi e pastroi pjesërisht shtëpinë para se të kthehet në të për të jetuar.

Uji përmbyti shtëpi të tëra në Kuzmin siç shihet në fotografinë lart në fillim të janarit. Fotografia poshtë tregon gjendjen pas largimit të ujit.

Rizahi tha për REL-in se Komuna e Fushë Kosovës po e bën vlerësimin e dëmeve nga vërshimet e fundit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz