Vala e dëmtimeve e ka vënë Napolin përpara teksa i fundit që i është shtuar infermierisë së kampionëve të Italisë të mbushur tashmë plot, është kapiten Di Lorenzo. Një moment ky që zemëroi jashtë mase trajnerin Conte që u hodh në një sulm të ashpër pas fitores me Fiorentinën.
“Me Di Lorenzon humbasim një element shumë të rëndësishëm-tha Conte në një intervistë për DAZN-vënë shumë ndeshje në kalendar për më shumë para, por këto janë para të përkohshme sepse merr menjëherë diçka më shumë, por më pas duhet të blesh futbollistë të tjerë dhe t’u paguash pagën. Nëse nuk e kuptojnë këtë…Gjithnjë e njëjta temë diskutimi. Vazhdojnë të shtojnë ndeshje pas ndeshje. Por duke luajtur kështu nuk bëjnë gjë tjetër veçse vrasin këta djem dhe futbollin. Ose të ndryshohet numri i lojtarëve në skuadër. Tani je i detyruar të përdorësh lojtarët nga akademia, po ai klub që nuk ka akademi si ia bën?. Ata të akademisë duan të luajnë, pastaj vendosin kufi për moshën. Por nëse duhet të luajmë 60 ndeshje, skuadrat duhet të zgjerohen”, shprehet Conte.
Në shënjestër të sulmeve të Contes nuk ishte vetëm kalendari, por edhe Sindikata e Futbollistëve.
“Këtë vit mund të themi se kemi bërë gjithçka përveç jemi ankesave-vijoi Conte-ka dëmtime të rënda që janë të vështira për t’u shëruar. Sot humbëm një futbollist me peshë që i ka luajtur të gjitha ndeshjes. Më vjen keq edhe për faktin se Sindikata Italiane e Futbollistëve kthehet në anën tjetër kur bëhet fjalë për këto tema ose është dakord me atë çfarë po ndodh”
Dhe në fund, Conte e zbrazi inatin mbi merkaton e transferimeve.
“Bëni një pyetje dhe jepni përgjigje; nëse kampionati do të niste tani dhe do të shihnit Napolin me skuadrën aktuale, ku do ta poziciononit Napolin?-shtoi Conte-shoh që klubet e tjerë po përforcohen në mënyrë shumë të rëndësishme në merkato. Ne na e kanë bllokuar merkaton, jemi i vetmi klub me 240 milionë euro në arkë dhe me merkato të bllokuar. Sa fantastike. Sot jam shumë i zemëruar për Di Lorenzon, më mirë e lë më kaq se ndryshe do të them gjëra të tjera”.