back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeAbdixhiku: Tani na duhet maturi dhe bashkim, jo triumf

Abdixhiku: Tani na duhet maturi dhe bashkim, jo triumf

Të ngjajshme

Krasniqi: Grupi parlamentar multietnik në legjislaturën e 10-të do të përbëhet nga 8 deputetë

Kryetari i Iniciativës së Re Demokratike të Kosovës (IRDK),...

Çmimet e Grammy: Lista e yjeve që nuk u nominuan

Ceremonia e 68-të e Çmimeve Grammy po mbahet sonte , por...

Rezultatet negative e “çojnë” n’shpi Besnik Hasin, shkarkohet nga Anderlechti

Trajneri i njohur shqiptar, Besnik Hasi është larguar nga...

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka publikuar një mesazh për publikun pas përfundimit të Kuvendit të partisë, duke vlerësuar procesin e votimit si shembull të demokracisë brendapartiake.

“Jo si fjalë e madhe, por si akt përgjegjësie. Si provë se vota e lirë është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi. Votë e fshehtë, vendim i lirë, respekt për secilin delegat; kjo është mënyra jonë e të qenit politikë, pa frikë dhe pa imponim, me bindjen se liria e mendimit është pasuria më e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës,” shkruan Abdixhiku.

Ai thekson se Kuvendi i partisë nuk është moment triumfi, por një rast për vetëdije dhe reflektim:

“Sot nuk kemi arsye për triumf, por për vetëdije. Krenarë për standardin që ruajtëm dhe për vlerën që përfaqësojmë. Tani na duhet maturi. Bashkim jo nga nevoja, por nga bindja. Dëgjim jo për formë, por për kuptim. Punë e madhe, e përbashkët, me përulësinë që e ka mbajtur gjithmonë LDK-në në këmbë në momentet më të vështira të saj.”

Abdixhiku nënvizon misionin e partisë për të ardhmen dhe falënderon të gjithë për besimin e dhënë: “Tani kemi misionin e ringritjes përpara. Faleminderit secilit për besimin. Kjo përgjegjësi na obligon të ecim si të vërtetë!”

Postimi i plotë: 

Demokraci maksimale!
Jo si fjalë e madhe, por si akt përgjegjësie. Si provë se vota e lirë është themeli mbi të cilin ndërtohet besimi. Votë e fshehtë, vendim i lirë, respekt për secilin delegat; kjo është mënyra jonë e të qenit politikë, pa frikë dhe pa imponim, me bindjen se liria e mendimit është pasuria më e madhe e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sot nuk kemi arsye për triumf, por për vetëdije. Krenarë për standardin që ruajtëm dhe për vlerën që përfaqësojmë.
Tani na duhet maturi. Bashkim jo nga nevoja, por nga bindja. Dëgjim jo për formë, por për kuptim. Punë e madhe, e përbashkët, me përulësinë që e ka mbajtur gjithmonë LDK-në në këmbë në momentet më të vështira të saj.
Tani kemi misionin e ringritjes përpara.
Faleminderit secilit për besimin.
Kjo përgjegjësi na obligon të ecim si të vërtetë!/lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz