back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeFjalimi i Hykmete Bajramit në Kuvendin e Punës: Isa Mustafa dha dorëheqje...

Fjalimi i Hykmete Bajramit në Kuvendin e Punës: Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim – rezultati i zgjedhjeve nuk mund të injorohet

Të ngjajshme

Liverpool-Newcastle, këto janë formacionet zyrtare

Sonte zhvillohet superdueli i së shtunës në Premierligë. Kampioni në...

Nuk dorëzohet Chelsea, përmbys rezultatin ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të përmbys rezultatin ndaj West Hamit. Është...

Debutim për t’u harruar, Asllani merr karton të kuq

Kristjan Asllani ka debutuar sonte me Beshiktashin në Superligën...

Ngushtohet rezultati, Chelsea shënon ndaj West Hamit

Chelsea ka arritur të shënojë më në fund ndaj...

Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka dalë hapur kundër vazhdimit të udhëheqjes së kësaj partie nga kryetari aktual Lumir Abdixhiku edhe në mbledhjen e Kuvendit të kësaj parite, duke rikujtuar se rezultati zgjedhor i 28 dhjetorit 2025 është i painjorueshëm dhe se për të njëjtin duhet të ketë përgjegjësi konkrete politike.

Ajo ka deklaruar se është e vetmja që i ka kërkuar publikisht dorëheqjen kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas humbjes së fundit zgjedhore.

“Jam e vetmja që i kam kërkuar publikisht kryetarit dorëheqjen pas rezultatit të 28 dhjetorit, rezultat i cili nuk mund të injorohet. Kam ofruar edhe dorëheqjen time”, ka thënë Bajrami gjatë fjalës së saj në mbledhjen e Kuvendit të LDK-së, ku po vendoset për ofrimin e dorëheqjes së Abdixhikut.

Në vijim të fjalës, ajo ka kujtuar mënyrën se si Isa Mustafa kishte vepruar pas humbjes historike të vitit 2021, duke e vendosur atë si standard të përgjegjësisë politike brenda LDK-së.

“Asnjëri nga ju nuk e përmendi faktin se si ka ardhur deri te marrja e mandatit të kryetarit Abdixhiku. Ka pasur një rezultat të rëndë zgjedhor në vitin 2021; Isa Mustafa e ka marrë përgjegjësinë, jo vetëm duke thënë se e merr përgjegjësinë, por ka dhënë dorëheqje duke mos kërkuar që dorëheqja e tij të votohet, ka shkuar në shtëpi dhe ne delegatët i kemi vazhduar punimet dhe kemi zgjedhur kryetarin e ri”, tha ajo.

Kujtojmë se me votim të fshehtë, Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës është duke vendosur për ‘ofrimin e dorëheqjes’ së kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve, e kishte ofruar dorëheqjen për shqyrtim nga Kuvendi i partisë, duke kërkuar që përmes votëbesimit të përcaktohej drejtimi i mëtejmë politik i LDK-së dhe pozicioni i tij si kryetar.

“Me përgjegjësi të plotë morale dhe politike, ia ofroj për shqyrtim Kuvendit të Lidhjes Demokratike të Kosovës dorëheqjen time nga detyra e Kryetarit, për ta vendosur përballë këtij Kuvendi çështjen e votëbesimit”, ka deklaruar ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz