back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeAbdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Të ngjajshme

Abdixhiku: Kush nuk respekton shumicën, ndoshta s’ka vend në parti

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij...

Dardan Cena drejt medaljes në ”Sofia European Open”

Dardan Cena ka arritur në gjysmëfinale të Sofia European...

Të gjithë në këmbë për Abdixhikun, Hoti, Bajrami dhe Arben Gashi nuk luajn vendit

Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës po zhvillohet sot,...

Asistim fantastik nga Florent Hardergjonaj në Superligën e Turqisë (VIDEO)

Futbollisti i Kosovës, Florent Hadergjonaj është rikthyer si titullar...

Abdixhiku: Forca e LDK-së nuk qëndron në një karrige të vetme, vendimmarrës jeni ju

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në...

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij të gjatë para Kuvendit hapës të partisë, tha se ambicia personale nuk duhet të mbizotërojë mbi frymën kolektive dhe demokracinë e brendshme të LDK-së.

Ai u shpreh se shumë sy kanë qenë të drejtuar kah karrigia e kryetarit, por sipas tij, forca e vërtetë e LDK-së nuk buron nga një pozicion i vetëm udhëheqës.

“Shumë sy kanë qenë të drejtuar kah kjo karrige pas meje. I kuptoj. I respektoj. Kjo shtëpi ka nevojë për ambicien e secilit. Por shpesh, kam përshtypjen se ajo është lakmuar më shumë sesa është kuptuar.Sepse forca e vërtetë e Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk qëndron në një karrige të vetme. Ajo qëndron këtu përballë meje. Në këtë sallë. Në vullnetin tuaj. Këtu përcaktohet fati i secilit prej nesh dhe këtu matet fuqia jonë e vërtetë”, tha ai.

Abdixhiku njoftoi se nga ai moment, drejtimin e punimeve të Kuvendit ia kalon Kryesisë së Punës, duke thënë se procesi duhet të jetë i pavarur nga çdo ndikim individual.

“Prandaj, nga ky moment, i kaloj punimet tek Kryesia e Punës e këtij Kuvendi. Këto punime duhet të jenë të pavarura nga çfarëdo ndikimi individual. Dhe, sikurse në mars të vitit 2021, kur ju më dhatë privilegjin më të madh jetësor, të ju prijë, do të ulem sërish si njëri nga 355 delegatët e kësaj shtëpie të madhe të demokracisë që e desha pa kusht. Nga ky moment, vendimmarrës jeni ju! Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës. Zoti e bekoftë popullin e Kosovës. Zoti e bekoftë Republikën tonë!Ju faleminderit”, deklaroi Abdixhiku.

Të Fundit

Sport

ShowBiz