Sot po mbahet Kuvendi i Punës së LDK-së, ku pritet të trajtohet çështja e drejtimit të partisë pas rezultatit të dobët në zgjedhjet e 28 dhjetorit. Para nisjes së mbledhjes, kryetari Lumir Abdixhiku, i cili ka ofruar dorëheqjen, ka folur për media.
Abdixhiku ka siguruar anëtarët e LDK-së se nga ky debat do të dalin të bashkuar, raporton lajmi.net
“I siguroj të gjithë kryesinë e LDK-së se nga ky Kuvend, nga ky debat, do të dalim edhe më të unifikuar. Me shumicë votash presim që ta vendosim fatin tonë politik”, ka thënë ai.
I pyetur për garën brenda partisë, pas shpalljes së kandidaturës nga Avdullah Hoti për kryetar të LDK-së, Abdixhiku ka theksuar se Kuvendi ka të drejtë të vendosë për çdo gjë dhe çdo vendim do të merret në përputhje me statutin e partisë./Lajmi.net/