back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmePolicia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas...

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Të ngjajshme

Nis Kuvendi i LDK-së, pritet të vendoset për fatin e Lumir Abdixhikut

Ka nisur punimet Kuvendi i LDK-së. Në këtë Kuvendi,...

E dhimbshme: Vdes ish-luftëtari i UÇK-së, Muhamet Bushi

Ka ndërruar jetë ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë pasi u kapën duke trafikuar lëndë narkotike në vend. Policia atyre iu gjeti në veturë mbi 9 kg substancë narkotike.

Për kapjen e tyre ndihmoi edhe AKI-ja, tha policia në një komunikatë.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë-Njësia Ferizaj, në koordinim dhe bashkëpunim me AKI-në dhe të ndihmuar nga njësi policore të trafikut-autostradës, më 30 janar 2026, rreth orës 20:30, në autostradë segmenti Doganaj-Kaçanik, kanë ndaluar për kontroll një veturë me targa të Maqedonisë së Veriut, nën dyshimin se me atë veturë po kryhej trafikim me lëndë narkotike. Në veturë janë hasur dy persona meshkuj, shtetas të Maqedonisë së Veriut”.

Gjatë kontrollit të veturës janë gjetur dhe sekuestruar në cilësi të provave materiale:

20 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit marihuanë, me peshë 6.4 kg;

6 paketime me substancë, dyshohet të jetë narkotike e llojit heroinë, me peshë 3.2 kg;

Dy telefona mobil dhe

Një veturë

Policia tha se vlerësohet se çmimi i tregut të kësaj sasie të lëndëve narkotike sillet rreth 80 mijë euro.

“Të gjitha veprimet lidhur me rastin, janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Ferizaj, me aktvendim të prokurorit kujdestar, pas interevistimit dy të dyshuarit janë ndaluar deri në 48 orë”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz