back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeShembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Të ngjajshme

Policia kap drogë në vlerë të 80 mijë eurove, arrestohen dy shtetas maqedonas

Dy shtetas të Maqedonisë së Veriut janë arrestuar mbrëmë...

Ciro Immobile përfundon në kampionatin francez

Një nga sulmuesit më të mirë në Serie A...

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë javë në një shembje në një minierë në Republikën Demokratike lindore të Kongos.

Kështu tha për Reuters, Lumumba Kambere Muyisa, zëdhënës i guvernatorit të emëruar nga rebelët të provincës ku ndodhet miniera.

Rubaya prodhon rreth 15% të koltanit në botë, i cili përpunohet në tantal, një metal rezistent ndaj nxehtësisë që është shumë i kërkuar nga prodhuesit e telefonave celularë, kompjuterëve, komponentëve hapësinorë dhe turbinave me gaz.

Vendi, ku vendasit gërmojnë manualisht për disa dollarë në ditë, ka qenë nën kontrollin e grupit rebel AFC/M23 që nga viti 2024.

Shembja ndodhi të mërkurën dhe numri i saktë i viktimave ishte ende i paqartë deri të premten në mbrëmje.

“Më shumë se 200 persona ishin viktima të kësaj rrëshqitjeje dheu, përfshirë minatorë, fëmijë dhe gra.

Disa njerëz u shpëtuan pikërisht në kohë dhe kanë lëndime serioze”, tha Muyisa, duke shtuar se rreth 20 persona të plagosur po trajtohen në mjediset shëndetësore.

Një këshilltar i guvernatorit tha se numri i të vdekurve të konfirmuar ishte të paktën 227.

Ai foli në kushte anonimiteti sepse nuk ishte i autorizuar të informonte median.

Të Fundit

Sport

ShowBiz