back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeShembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Të ngjajshme

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit në Leposaviq

Dy persona janë ndaluar në orët e hershme të...

Shembet miniera në Kongo, më shumë se 200 të vdekur

Më shumë se 200 kanë mbetur të vdekur këtë...

Frankfurt zyrtarizon trajnerin e ri, gëzohet edhe Drita

Eintracht Frankfurt ka zyrtarizuar Albert Rieran si trajner të...

Shembja e murit detyron evakuimin e familjeve në Han të Elezit

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës...

I mituri theri me thikë bashkëmoshatarin në Prishtinë

Një i mitur është kapur nga policia nën dyshimet...

Një incident serioz ka ndodhur mbrëmjen e së premtës në fshatin Meliq, në komunën e Hanit të Elezit, ku është shembur muri mbrojtës i një rruge.

Sipas raportit 24-orësh të policisë si pasojë e shembjes së murit, është zënë një automjet në të cilin ndodhej një mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, zjarrfikësit dhe ekipet e emergjencës, të cilët kanë arritur ta nxjerrin viktimën nga vetura dhe ta dërgojnë me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori kompetent, si dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Me rekomandim të tyre, familjet që banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes janë evakuuar për arsye sigurie, për shkak të rrezikut të mundshëm nga shembje të tjera.

“Policia ka bërë të ditur se një patrullë policore ka mbetur në vendin e ngjarjes për ta siguruar zonën, derisa të ndërmerren veprimet e mëtejme dhe të vlerësohet stabiliteti i terrenit”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz