back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaShowBizFejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Fejohet Dardan Berisha, kjo është vajza që i mori zemrën

Të ngjajshme

Cristiano Ronaldo shënon golin e 961 në karrierë (VIDEO)

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol tjetër në...

KQZ: Nesër shpallën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

Nesër certifikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit....

Vdes aktorja e “Home Alone”

Aktorja e njohur kanadeze-amerikane, Catherine O’Hara, e famshme për...

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë, deklarohet policia

Një person është goditur nga një veturë në Prishtinë....

Tashmë është zyrtare, Dardan Berisha nuk është më beqar. Basketbollisti i njohur i Pejës ka vendosur ta bëjë publike lidhjen e tij në mënyrën më të bukur të mundshme, duke njoftuar fejesën këtë të premte.

37-vjeçari ndau me ndjekësit një moment privat ku protagoniste ishte unaza dhe, çka ra më shumë në sy, një pusullë shumë simpatike mbi buqetën e luleve ku shkruhej “Dhuratë nga Dhandrri” një detaj që tregon se Dardani e ka marrë me shumë sportivitet dhe qejf rolin e tij të ri.

Vajza që i ka rrëmbyer zemrën sportistit është Belinda Mehana. Ajo nuk vjen nga bota e sportit, por nga ajo e artit, duke punuar si fagotiste në Operën e Kosovës. Belinda njihet për talentin e saj, ku vlen të përmendet suksesi i vitit 2024 me performancën e saj në Berlin, por duket se tani vëmendja është te jeta private. Çifti ka një diferencë goxha të dukshme në moshë që nuk kalon pa u vënë re; Dardani është 37 vjeç, ndërsa partnerja e tij rreth të 23-tave.

Megjithatë, kjo diferencë prej 14 vitesh duket se nuk ka luajtur asnjë rol në kiminë e tyre, duke bashkuar dy botë të ndryshme, atë të parketit dhe atë të orkestrës.

Të Fundit

Sport

ShowBiz