back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeDhuna në familje mbetet shqetësim kryesor, 68 raste të reja të raportuara...

Dhuna në familje mbetet shqetësim kryesor, 68 raste të reja të raportuara në një javë

Të ngjajshme

Gjatë periudhës njëjavore, mbrojtësit e viktimave në nivel të Kosovës, në kuadër të Zyrës për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, kanë trajtuar gjithsej 78 raste të reja të paraqitura.

Nga këto raste, 68 kanë lidhje me dhunë në familje, ndërsa të tjerat përfshijnë trafikim të mundshëm, trafikim, dhunim, sulm seksual, vrasje të rëndë, intoksikim të personit tjetër me narkotikë, shkelje të detyrimeve familjare dhe bashkëjetesë nën moshën 16-vjeçare, transmeton lajmi.net.

Në lidhje me urdhërat mbrojtëse, gjatë kësaj periudhe janë paraqitur:

  • 8 kërkesa për Urdhër Mbrojtje (KUM) në gjykatë

  • 17 kërkesa për Urdhër Mbrojtje Emergjente (KUME)

  • 2 kërkesa për Urdhër Mbrojtje të përkohshëm emergjente

  • 1 kërkesë për vazhdim të UM-së

  • 1 kërkesë për ndryshim të UM-së

  • 2 kërkesa për ndërprerje të UM-së

Gjithashtu, Zyra ka përpiluar 21 aktvendime të aprovuara, 4 aktvendime të tërhequra, ka organizuar 82 seanca gjyqësore dhe 13 seanca në prokurori.

Mbrojtësit kanë dhënë gjithashtu 86 këshilla juridike, ndërsa gjykatat kanë nxjerrë 17 aktgjykime dënuese, 1 aktgjykim lirues dhe 1 aktgjykim refuzues.

Gjatë periudhës së raportuar janë përpiluar 7 parashtresa të ndryshme, janë kryer 5 përfaqësime të rasteve në polici, 2 referime në polici, 1 përfaqësim në strehimore dhe është paraqitur 1 kërkesë për kompensim nga fondi i viktimave./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz