back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeGruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Gruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Të ngjajshme

Ish-deputeti i PDK-së Përparim Gruda  ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe se politikanët nuk mund t’i komentojnë ato por vetëm t’i zbatojnë.

Ai në konferencën për media të premten u pyet në lidhje me atë se a e respekton PDK aktgjykimin  e fundit në lidhje me nënkryetarin e Kuvendit nga komuniteti serb, e për çka tha se PDK tradicionalisht ka respektuar vendimet kushtetuese.

“Në krejt traditën e PDK-së nuk ka ndodhur asnjëherë që të mos respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese, prandaj mund të them këtu, në emër të PDK-së, që çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese do të respektohet. Njerëzit janë të lirë të bëjnë komentet e tyre, por politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore; ato vetëm duhet të zbatohen. Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen” tha ai.

Tutje Gruda theksoi se është në kompetencën e Kryetarit të Kuvendit që ta ekzekutojë në përpikëri vendimin gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese.

“Ju e dini që mbarëvajtja e seancës konstitutive dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit nga minoritetet, por edhe shqiptarë, udhëhiqet nga kryetari i Kuvendit, që në këtë rast është nga Lëvizja Vetëvendosje dhe do të jetë prapë. Kështu që është kompetencë e kryetarit të Kuvendit që ta ekzekutojë vendimin gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese në përpikëri”, tha Gruda.

Të Fundit

Sport

ShowBiz