Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë blen diçka, më shtrenjtë se dje.
Çdo mbrëmje e sheh faturën dhe thua: “Qysh bre kaq shumë?”
Kjo është përditshmëria e shumicës sot.
Në një treg ku shumica rrisin çmimet, Petrol Company zgjedh të kursejë për ty.
Në Petrol Company, njëri ndër stacionet më të njohura të derivateve në Kosovë, që ka ndërtuar një rrjet të gjerë me shumë pika shërbimi të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, po bën diçka që sot duket… e veçantë.
Konsumatorët gjejnë atë që sot është bërë gjithnjë e më e rrallë: çmime të ulëta dhe të qëndrueshme të derivateve.
Në një kohë kur tregu karakterizohet nga rritje të vazhdueshme të çmimeve dhe paqëndrueshmëri, Petrol Company ka zgjedhur të vendosë klientin në qendër të vëmendjes, duke ofruar çmime konkurruese, të përshtatura për realitetin ekonomik të sotëm.
Falë strategjisë së saj të qartë, menaxhimit efikas dhe fokusit në kursimin real për qytetarët, Petrol Company nuk është vetëm një pikë furnizimi, por një partner i përditshëm për shoferët që kërkojnë qasje të lehtë dhe çmime të ulëta.