back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeSkandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Skandali zgjedhor prodhon “kampionin” e ri: Taulant Kelmendi –922

Të ngjajshme

Bllokada e Kuvendit mund të kthehet sërish

Nëse në periudhën e ardhshme nuk arrihet një marrëveshje...

ETC sjell Eventin “E PREMTJA E BARDHË” me Zbritje deri 50%

Një ndër eventet më të mëdha të Zbritjeve në...

Dyshime fillestare për manipulim votash kanë çuar në zbulimin e një skandali të madh zgjedhor që ka përfshirë pothuajse gjithë Kosovën.

Keqpërdorimet e evidentuara në disa komuna kanë rezultuar me aksione policore, dhjetëra persona të arrestuar dhe hetime që ende po vazhdojnë, transmeton lajmi.net.

Ndërkohë, procesi i rinumërimit të votave ka kaluar mbi 91 për qind në nivel vendi. Ky proces ka sjellë ndryshime të ndjeshme në rezultatet zgjedhore, ku një numër i madh kandidatësh kanë humbur apo fituar vota.

Në këtë situatë, një nga emrat më të goditur nga rinumërimi është kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Taulant Kelmendi, ish-kandidat për kryetar të Komunës së Pejës.

Sipas përditësimit të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kelmendi rezulton të ketë humbur gjithsej 922 vota, duke u shndërruar në kandidatin me numrin më të madh të votave minus brenda kësaj partie.

Rinumërimi dhe hetimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa autoritetet po hetojnë përgjegjësitë për parregullsitë e zbuluara gjatë procesit zgjedhor./lajmi.net/

Të Fundit

Sport

ShowBiz